Transmetuar më 26-12-2017, 14:50
Publicitet

Largon trishtimin- Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.

Lufton diabetin dhe kolesterolin- Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.

Na bën të ndihemi më energjik- Çokollata është e pasur me potas, substancë e cila jep energji si fizike edhe mendore. Kësisoj stimulon aktivitetin e trurit dhe atë të muskujve.

I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.

Është afrodiziake- Çokollata cilësohet si një ushqim afrodiziak, e cila është në gjendje që të rizgjojë pasionin në çift. Arsyeja? Përmban feniletilaminë, një substancë e cila aktivizon dëshirën seksuale.

Stimulon ndjesinë e ngopjes- Kakaoja përmban një sërë fibrash dhe për pasojë cilësohet si produkt shumë i rëndësishëm për të na ndjerë të ndihemi të ngopur. Një kuadrat çokollatë e zezë është ideale, për ata që kanë dëshirë për ëmbëlsirë.

Është antioksidante- Çokollata duke qenë e pasur me flavonoide është edhe antioksidante. Përveçse i bën mirë shëndetit, garanton mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit, shkruan noa.al.

Redukton kollën- Çokollata ndihmon për reduktimin e kollës, ndonëse nuk arrin që ta kurojë plotësisht. Teobromina që gjendet te çokollata vepron në nervin që shkakton krizat e kollës.

I bën mirë shikimit- Në sajë të konsumit të çokollatës, garantohen efekte shumë të dobishme për qarkullimin e gjakut që shkon nga truri drejt syve. Me pak fjalë është produkti ideal për të mos përkeqësuar shikimin. /a.y/noa.al