Transmetuar më 26-12-2017, 16:58

Një aksident i rëndë u mori jetën 2 vajzave të reja gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Aksidenti ndodhi në Ferizaj dhe si pasojë humbën jetën 2 vajza me inicialet E. I., dhe E.M.

Njëra prej vajzave ishte studente gazetarie.

Lajmin e ka bërë të ditur një profesor i vajzës që studionte ne gazetari, Milazim Krasniqi i cili ka shkruar një status në kujtim të saj.

Postimi i plotë:

Një lajm të hidhur mora mbrëmë në mesnatë nga Mensuri: studentnja jonë, Elita Ibishi, kishte vdekur në një aksident. M’u duk se m’u ndal fryma! Elita ishte një studente shembullore, e edukuar, e mbarë. Tash na mbetet ta ndrydhim dhembjen për të, ta kujtojmë me respekt dhe të lutemi për shpirtin e saj! Dhe të dimë se në këtë botë jemi përkohësisht, prandaj duhet të bëjmë përpjekje në çdo çast që të punojmë mirë, t’u shërbejmë të tjerëve dhe të fitojmë mëshirën e Zotit. Zoti të mbuloftë me mëshirën e Tij, o Elita jonë e mirë! Dhe familjes Ibishi ia shtoftë durimin!/a.k/noa.al/