Transmetuar më 26-12-2017, 19:59

Ky është momenti i tmerrshëm kur punëtorët e shpëtimit dështojnë të shpëtojnë një njeri që tentonte të kryente vetëvrasje, duke u hedhur nga një kullë e lartë në Peru. 

Videoja e shkurtër tregon çastin kur njeriu, që kërcënonte të kryente vetëvrasje, rrëshqet nga dora e punëtorit të emergjencës. 

Duke u hedhur nga një litar buzë ndërtesës së lartë, punonjësi i shpëtimit u përpoq të shpëtonte burrin që vuante nga depresioni.

Por, vdekja e tij kishte ardhur në atë moment, pasi rrëshqiti nga litari duke rënë 15 kate poshtë ndërtesës. 

Duke bërtitur se donte të vdiste, njeriu u lirua nga kangjellat e oficerit të policisë që kishte nisur misionin e shpëtimit.

 Ai përfundoi në katin e tretë në ballkonin e një apartamenti. I riu, që mendohet të jetë më pak se 30 vjeç, kishte bërtitur se donte të vdiste. /k.k/noa.al/