Transmetuar më 26-12-2017, 22:55

Nuk kishte barinj, dhe sigurisht asnjë grazhd, por një nënë po feston një lindje me të vërtetë të mrekullueshme, pasi një mjek i ndihmës së shpejtë shpëtoi fëmijën që dukej i destinuar të vdiste.

Me faqet e buta, dhe një buzëqeshje të kënaqur, Sephina nuk ka asnjë ide për dramën që ajo ka shkaktuar.

Sephina doli papritmas nga zgavra e barkut të nënës së saj, Masina Frost.

Ajo shpëtoi me ndihmën e Profesor Andreë Shennan, i Spitalit St Thomas të Londrës, pasi urdhëroi një ekip emergjence në veprim dhe realizoi një operacion cezarian, që zgjati vetëm 30 sekonda.

"Gjithçka ka ndodhur kaq shpejt," tha Masina, një ish-drejtuese e zyrës së drejtorit në Muzeun e Londrës.

‘Ishte tepër e frikshme, por ne ndihemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi vajzën tonë të bukur’, theksoi ndër të tjera. /k.k/noa.al/