Transmetuar më 27-12-2017, 12:13
Publicitet

Bora nuk është asgjë e re për qytezën amerikane Erie në shtetin e Pensilvanisë, por dita e Krishtlindjeve solli një rekord reshjesh në zonë duke detyruar autoritetet që të shpallin gjendjen e jashtzakonshme.

86 cm borë ranë brenda ditës, ndërsa 60 prej tyre brenda katër orësh, duke mbuluar gjithçka me një shtresë të trashë të bardhë. 

Dita që pasoi Krishtlindjet ishte e ngjashme, dhe solli sërish reshje të mëdha bore me një total prej 150 cm reshje për 48 orë. 

Siç theksuan edhe vetë banorët, sasia nuk ka rëndësi, por koha e shkurtër gjatë së cilës ra.

Bora rekord dhe spektakli që ajo ofroi i ka shtyrë njerëzit të dalin nga banesat dhe të publikojnë video dhe foto nga më të bukurat që përshkruajnë dhuratën e Krishtlindjeve për qytezën e tyre.