Transmetuar më 27-12-2017, 12:25

Qindra kravata të varura në kangjellat përballë zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Është kjo protesta e rrallë e organizuar nga një grup qytetarësh, kundër vendimit të marrë nga kreu i qeverisë për të rritur rrogën e tij.

Haradinaj nëpërmjet një deklarate e justifikoi rritjen e rrogës, me nevojën për të blerë vazhdimisht këmisha dhe kravata për shkak të angazhimeve të shumta zyrtare.

Kryeministri në të vërtetë e dyfishoi rrogën duke e çuar në 2900 euro në muaj nga 1300 që e kishte.

Kjo rrogë cilësohet si tepër e lartë, për shkak se rroga mesatare në Kosovë është 345 euro në muaj, çka e bën Kosovën një prej vendeve më të varfra në Europë. /a.y/noa.al