Transmetuar më 27-12-2017, 15:22

Një grua 58-vjeçare amerikane Mary Horomanski, nga Erie, në Pennsylvania, u shokua kur u përballë me një faturë energjie elektrike plotë 284 miliardë dollarë.

Gruaja ia dërgoi fotografinë me faturën stratosferike të birit, i cili telefonoi kompaninë dhe zbuloi se bëhej fjalë për një gabim.

 Fatura e saktë ishte 284 dollarë. “Kishim vendosur dritat e Krishtlindjes, por ajo shifër ishte ca si tepër e lartë”, tha gruaje duke qeshur, për “Washington Post”.

Pasi kaloi shokun e fillimit gruaja mendoi si të gjente zgjidhje, duke i dërguar foton të birit, i cili u ankua te kompania “Penelec”.

Gruaja tha se me atë shifër mund të blinte një flotë të tërë me avionë dhe të shlyente borxhin publik të Venezuelës, Nigerisë, Perusë dhe Islandës. /a.y/noa.al