Transmetuar më 27-12-2017, 16:14

Kishte gënjyer, i bindur se ajo gënjeshtër do e ndihmonte që të dukej një njeri më i mirë.

Një gënjeshtër që kur e zbuloi, bëri që 34-vjeçari Evgeny Markov, i lodhur nga të qenit i lidhur si pjesë e një prej shtresave më të ulëta të shoqërisë, të vriste me 88 goditje thike Irina Kozlova, 34 vjeç.

Ai ishte shtirur para gruas si një biznesmen i pasur, dhe nëpërmjet mashtrimit kishte joshur Irinën.

Krimi tronditës ndodhi pak ditë para Krishtlindjeve në fshatin e Ust’-Mana, pranë qytetit siberian të Krasnoyarsk, në Rusi.

Pas divorcit Irina, një vajzë e njohur si skiatore e zonja, kishte nisur të shoqërohej me Evgeny, i cili i kishte thënë se ishte një biznesmen.

Megjithatë javën e lënë pas u zbulua e vërteta, çka bëri që Evgeny të ndihej i tensionuar, i inatosur, duke ideuar deri në detaje planin e vdekjes së saj.

Ai i kërkoi Irinës, që ta çonte në një vend romantik dhe me pretendimin se do i bënte një surprizë të madhe, i mbylli sytë.

Por në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër, përveçse një kurth vdekjeprurës, ai e qëlloi 88 herë me thikë dhe më pas trupin e saj, e la pranë lumit Enisej.

Trupi i masakruar i gruas u gjet në makinën e saj ‘Mini Cooper’, ndërsa Evgeny pas krimit horror shkoi qetësisht në restorant.

Kur policia e arrestoi ai tregoi me detaje ngjarjen, duke thënë se ishte ndjerë i poshtëruar, shkruan noa.al.

“Mbeti e tronditur kur zbuloi të vërtetën. Nuk jam biznesmen, por punoj në lavazh. Qesha me veten për gënjeshtrën time”, tha ai.

34-vjeçari u arrestua nga policia si fajtor për vrasjen e Irinës. /a.y/noa.al