Transmetuar më 27-12-2017, 16:41

Një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur, njëri vetëm 10 muajsh Anora Ross dhe tjetri 11 vjeç Nigel Ross, u vranë ditën e Krishtlindjeve, në një rast të rëndë të dhunës në familje.

Krimi tronditës u shënua në një kompleks banimi në Phoenix, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të hënë.

I dyshuari Anthony Milan Ross, 45 vjeç, u arrestua nga policia, teksa tentonte të arratisej.

“Gruaja e vrarë Iris Ross dhe i dyshuari, kishin dy fëmijë bashkë”, tha Jonathan Howard, zëdhënës i policisë së Phoenix, shkruan noa.al.

Ai shtoi se policia po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes së përmbyllur me tre viktima të ekzekutuar me armë zjarri. /a.y/noa.al