Transmetuar më 27-12-2017, 17:50

Kërcënime të reja nga ana e të ashtuquajturit shtet islamik ISIS, ndaj perëndimit, në prag të Vitit të Ri.

Siç raporton ‘Site’, sajti i monitorimit të ekstremistëve islamikë në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku shkruhet viti 2018.

Në vendin e zeros shihet një bombë dhe në vendin e 1, një militant islamik.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjakut”, shkruhet në krahë të vitit.

“Pas posterave kërcënuese për sulm gjatë Krishtlindjeve, mbështetësit e shtetit islamik, kanë filluar të bëjnë të njëjtën gjë edhe për Vitin e Ri”, lexohet në sajtin ‘Site’. /a.y/noa.al