Transmetuar më 27-12-2017, 19:33

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të mërkurë Rusinë, ku të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Shën Petersburg. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, fillimisht u raportuar për katër të plagosur rëndë, ndërsa tani numri i të lënduarve ka shkuar në 14.

Ndërkohë që mbi 50 personan ë zyrat dhe banesat pranë janë evakuuar.

“U dëgjua një zhurmë. Personeli i emergjencës është në vendngjarje. Evakuimi ka përfunduar dhe nuk ka pasur zjarr”, raporton AFP.

Deri më tani shkaku i shpërthimit është ende i paqartë, ndërsa policia po heton në pistën e një tentative vrasje.

Kujtojmë se javën e kaluar Moska u vu në panik pas një alarmi për bombë, por që rezultoi i pavërtetë. Megjithatë është ende herët për të përcaktuar nëse ngjarjet kanë lidhje mes tyre. (e.c/noa.al)