Transmetuar më 27-12-2017, 21:46

Kur zbulon se po pret një një fëmijë është një moment shumë emocionues për të gjithë prindërit. Megjithatë, ky zbulim gjithashtu sjell me vete emocione të tjera: frikë, nervozizëm, shqetësim etj. Por në fund është mbi të gjitha gëzimi që mbizotëron.

Kur Sara Heller dhe Chris Eidam ishin gati të bëheshin prindër, ata zbuluan se foshnja e tyre do të lindte me një buzë të çarë.

Mjekët i pyetën nëse donin ta mbanin fëmijën.

"Ata na pyetën nëse donim ta mbanim fëmijën", tregon babai Chris Eidam.

Për çiftin nuk kishte alternativë tjetër, por të vazhdonin shtatzëninë. Sara ishte e vendosur të ndryshonte mënyrën se si shihen fëmijët buzë të çarë.

Kur Brody u lind, prindërit e tij ishin shumë të lumtur. Sara dhe Chris postojnë fotot e tyre në Facebook, duke ndarë buzëqeshjen e lumtur të fëmijës.

"Mund të shihni se ai është një fëmijë normal", vazhdon rrëfimin babai.

Por çifti nuk prisnin që Brody të shkaktonte kaq shumë reagime negative.

Sara u detyrua ta mbronte djalin e saj për shkak të deformimeve fizike. Ai mori komente stë tipit: "Cila është fytyra e djalit tënd?"

Ai ishte vetëm tre muaj dhe ishte tashmë viktimë e ngacmimit dhe sulmeve në rrjetet sociale.

Në vend që të zemëroheshin dhe të vepronin instinktivisht, nëna dhe babai i Brodit u ulën për të reflektuar qetësisht për mënyrën më të mirë për t’u marrë me problemin.

Ata zgjodhën për të informuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi qiellzën e çarë. Ishte e vështirë, veçanërisht për shkak se nuk ishte një sëmundje shumë e njohur, por donin të vazhdonin betejën për të mirën e Brodit.

Më vonë, pas të gjitha këtyre komenteve të këqija kundër Brody, Sara mori një surprizë të këndshme. Ajo ishte në restorant kur kamarieri iu afrua asaj me një dhuratë nga një klient tjetër.

Dhurata nuk ishte asgjë më shumë se një çek për 800 euro të shoqëruar nga fjalët e mëposhtme: "për fëmijën tuaj të bukur":

Falë këtij gjesti të bukur, Sara më në fund rifitoi besimin e saj tek njerëzimi. Paratë mund të jenë të dobishme për fëmijën, dhe mbi të gjitha konfirmoi se djali i tyre është vërtet i bukur. (e.c/noa.al)