Transmetuar më 27-12-2017, 23:43
Publicitet

Skuadra e Milanit kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi eliminoi në ndeshjen derbi, Interin.

Skuadra e Milanit fitoi në kohën shtesë, pas golit të shënuar nga Cutrone në minutën e 104’. 

E gjitha koha e rregullt e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në gjysmëfinale Milani do takohet me Lazion e cila në takimin e zhvilluar ditën e djeshme eliminoi Fiorentinën.

Fitorja përballë Interit i jep shpresë Milanit për të vazhduar me rezultate pozitive, ku kuqezinjtë në këtë gjysmësezon të parë kanë qenë larg pritshmërive pavarësisht blerjeve të shumta./a.k/noa.al/