Transmetuar më 27-12-2017, 23:57

I ftohti siberian, me temperaturat që shkojnë edhe nën -50 gradë Celcius, është fakt i njohur.

Në këtë foto ajrore tregohet se si edhe barkat e anijet janë mbuluar nga akulli e dëbora.

Varkat dhe anijet janë ankoruar në bregun e lumit Yenisei, në zonën e tajgës siberiane, jashtë qytetit Krasnoyarsk, në Rusi.

Dhe si duket ka një arsye të fortë sa herë sinoptikanët e cilësojnë uljen e temperaturave si “i ftohti siberian”. (e.c/noa.)