Transmetuar më 28-12-2017, 09:02

Për shkak të një mysafiri të paautorizuar për të hipur në bord, një avion i kompanisë “All Nippon Airways’, me 226 pasagjerë u detyrua që të kthehej mbrapa pas katër orësh fluturim.

Avioni u kthye sërish në Los Angeles, SHBA, prej nga ku ishte nisur drejt Tokios.

“Bën pjesë në procedurat në rastet e emergjencave”, u justifikua kompania, duke mos sqaruar as arsyen e ngatërresës.

Të pranishëm në avion ishin dhe këngëtari i njohur John Legend dhe bashkëshortja e tij modele Chrissy Teigen.

Ishte pikërisht modelja ajo që publikoi rastin në rrjetet sociale duke e cilësuar si “Një fluturim drejt hiçit”.

“Është hera e parë që më ndodh,katër orë në fluturim prej 11 orësh dhe u kthyem mbrapsht, pasi një pasagjer ishte gabimisht në bord”, shkroi modelja, citon noa.al.

Menjëherë pas uljes në aeroportin e Los Angeles, të gjithë 226 pasagjerët u morën në pyetje. /a.y/noa.al