Transmetuar më 28-12-2017, 10:34

Ka ëndrra dhe aspirata që fshehin anë negative dhe që nuk merren në konsideratë. Këtë gjë e di mirë 54-vjeçari meksikan Roberto Esquivel Cabrera, nga Saltillo, i cili në jetën e tij kishte vetëm një dëshirë, të ishte njeriu me penisin më të madh në botë.

Objektivi u arrit, por pikërisht madhësia e organit gjenital 48.2 centimetër i ka hapur shumë probleme edhe për shkak të peshës, por edhe prej faktit se nuk arrin që të kryejë marrëdhënie seksuale.

Pas kërkesës së tij, më në fund autoritetet vendase i kanë njohur paaftësinë për shkak të përmasave përtej çdo normaleje duke e regjistruar mes personave me handikap.

Por pavarësisht përmasave të frikshme, ai nuk është njohur nga “Guinness World Record”, me argumentin se baza e tij është 17 centimetër dhe se gjatësia e pazakontë e penisit qëndron në pjesën e lafshës.

Por kjo përmasë për Roberton është kthyer në makth, por pavarësisht kësaj ka vendosur të mos heqë dorë, duke refuzuar ti nënshtrohet ndërhyrjeve për reduktimin e përmasave, e sponsorizuar nga një kompani kinematografike për filmat për të rritur.

Nga ana tjetër mjekët thonë se vetëm pas ndërhyrjes ai mund të ketë një jetë normale seksuale dhe të ketë fëmijë, shrkuan noa.al.

“Kur jetoja në SHBA, tentova të kryeja marrëdhënie seksuale me dy femra, e para iku me vrap, ndërsa me të dytën u ndalëm pasi akti ishte shumë i dhimbshëm. Ëndërroj të punoj si aktorë i filmave për të rritur, por kjo gjendje më pengon”, thotë ai, duke shtuar se ka edhe infeksione të vazhdueshme urinare.

Një tjetër problem sipas tij është se nuk arrin të gjejë as prezervativë për përmasat e tij.

“Preferon të ketë penisin më të madh në botë. Në kulturën latine, mashkulli me organin gjenital më të madh është më burrë. Për këtë arsye refuzon ndërhyrjet”, tha doktor Jesus David Salazar Gonzalez, për mediat vendase. /a.y/noa.al