Transmetuar më 28-12-2017, 12:08
Publicitet

Policia ndërhyri në një dhomë, ku gjeti kufomën e një vajze 31-vjeçare komplet të ngritë dhe të kequshqyer.

Është ky horrori i shënuar në Osaka të Japonisë. Vajza ishte mbajtur e mbyllur në një dhomë që kur ishte 16 vjeçe nga prindërit e saj, të cilët lajmëruan autoritetet vetëm pasi konstatuan se e reja kishte vdekur.

Për vdekjen e saj policia akuzon prindërit e së ndjerës, të cilët i akuzon për rrëmbim personi.

Agjencia e shtypit ‘Kyodo’ shkroi se Yasutaka Kakimoto, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij Yukari, 53 vjeçe, pranuan se e kishin mbajtur të bijën Airi në një dhomë të vogël qysh kur ishte 16 vjeçe.

Ata u mbrojtën duke pretenduar se gruaja kishte probleme mendore dhe se ishte përdhunuar, shkruan noa.al.

Ndërkohë përreth shtëpisë bashkëshortët kishin vendosur 10 kamera sigurie në mënyrë që të mos dilte sekret i familjes.

Ata thanë se i jepnin të bijës çdo ditë për të ngrënë, por kur kufoma u gjet peshonte vetëm 19 kilogramë. /a.y/noa.al