Transmetuar më 28-12-2017, 15:01

“Përfitoni nga fakti se mund të siguroni lehtësisht pistoleta dhe armë në Amerikë dhe godisni”.

Është ky apeli i bërë për “ujqërit” e vetmuar nga ana e një luftëtari të ISIS.

Një amerikan i identifikuar si Abu Salih al-Amriki, me theks si nga New York bën apelin e frikshëm.

Apeli i tij raportohet nga ‘Site’, sajti i monitorimit të ekstremistëve islamikë në rrjetet sociale.

Mesazhi ndodhet në një video ku Abu Salih, e përshkruan Presidentin Donald Trump si një qen, duke e akuzuar se po e dëmton Amerikën me luftën kundër Islamit. /a.y/noa.al