Transmetuar më 28-12-2017, 16:44

Tamara Wilson, 58 vjeç, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Çikago, Illinois, në lagjen "Uptown" në 10 dhjetor, kur policia iu përgjigj një kontrolli.

Nga ana e tij bashkëshorti i saj 60-vjeçar, Stiven Seiler, pretendon se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij kishte vdekur një muaj më herët edhe pse ndanin së bashku të njëjtin apartament.

Seiler i kishte rrëfyer policisë se kishte ndjerë diçka të pakëndshme që dilte nga dhoma e saj përreth një muaj, por nuk ishte shqetësuar ta shikonte.

Në fakt, burri ishte dënuar për sulm ndaj gruas dhe e kishte të ndaluar t’i afrohej asaj, për shkak se ishte përdorues i drogës dhe alkoolit.

60 vjeçari dyshohet se mori një telefonatë nga vajza e tij, çka ngriti dyshimet rreth gruas. Ai do të akuzohet për fshehjen e një vdekjeje.

Kur Seiler u kthye në apartament të martën, ai u arrestua nga policia dhe u gjet duke mbajtur kartën e sigurimit social të gruas, atë të debitit, certifikatën e lindjes dhe unazën e martesës. /b.l/noa.al/