Transmetuar më 28-12-2017, 20:34

Është fundvit, dhe njerëzit shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Dhe sapo marrim një dhuratë, e hapim për ta parë se çfarë është.

Por, një njeri e la dhuratën e tij, nën pemën e Krishtlindjes, të pahapur plot 47 vjet. Adrian Pearce ende nuk ka në plan ta hapë atë.

Adrian e kishte marrë këtë dhuratë nga ish e dashura e tij para 47 viteve. Në atë kohë, ai ishte 17 vjeç, nxënës në klasën e 12 të shkollës së mesme George S. Henry në Don Mills, Toronto.

Lidhja e tij me Vikin ishte lidhja e parë serioze, derisa janë ndarë.

“Ajo më dha dhuratën në të njëjtën kohë kur jemi ndarë, dhe dhuratën e dërgova në shtëpi”, ka thënë Adriani për BBC.

“Bëra një rrugë të gjatë për në shtëpi dhe isha shumë i zemëruar, dhe i ndjeva të gjitha gjërat kur dikush ndahet”, tha ai.

“Kështu që, dhuratën e flaka nën pemën e Krishtlindjeve. Pasi familja ime i hapi të gjitha dhuratat e tyre për Krishtlindje, aty mbeti vetëm një dhuratë e pahapur dhe ishte dhurata e Vikit, që ma dhuroi kur jemi ndarë”, shtoi Adriani.

“I thashë familjes se kurrë nuk do ta hap atë dhuratë”, përfundoi ai. Por, e mbajti fjalën e tij dhe dhurata mbeti e pahapur deri më sot.

Pas disa viteve nga ndarja, Adriani dhe Viki janë takuar disa here, dhe pasi nuk kanë pasur dëshirë që të jenë bashkë, kanë humbur të gjitha kontaktet.

Tani, ai herë pas here e nxjerr dhuratën, e shikon dhe përsëri e lë në vendin ku ka qëndruar prej kaq shumë vitesh. /k.k/noa.al/