Transmetuar më 28-12-2017, 21:09
Publicitet

Norvegjia pritet të jetë kundërshtari i radhës për Kombëtaren shqiptare në një përballje miqësore.

Mes dy federatave ka pasur kontakte të vazhdueshme për të organizuar këtë takim miqësor.

Ka qenë federata norvegjeze ajo që ka kërkuar kuqezinjtë si kundërshtar për një sfidë testuese.

Mësohet se edhe në muajin nëntor ka pasur bisedime mes federatës së Norvegjisë dhe asaj së Shqipërisë, por më pas, norvegjezët zgjodhën një tjetër kundërshtar për miqësore.

Në përballjen e fundit miqësore Kombëtarja shqiptare luajti në transfertë përballë Turqisë dhe fitoi me rezultatin 3-2./a.k/noa.al/