Transmetuar më 28-12-2017, 21:48

Një 22-vjeçare në Britaninë e Madhe gjendet e vrarë në një park.

Vajza e re u gjet e vrarë në një park në veri të Londrës, mbrëmjen e së mërkurës.

Vajza e re është identifikuar me emrin Iuliana Tudos, e cila punonte si bariste.

Vajza e re, emigrante, ishte parë për herë të fundit rreth orës 8 të mbrëmjes, më datë 24 dhjetor, kur ishte larguar për të marrë autobusin në Camden.

Ajo ishte nisur për në shtëpinë e disa miqve në Enfield, në juglingje të Londrës, për të kaluar me ta Krishlindjet, por fatkeqësisht jeta e saj u pre në mes.

Policia vendase ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen./a.k/noa.al/