Transmetuar më 29-12-2017, 08:26

Shifrat tregojnë të paktën 12 persona të vdekur dhe 15 të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë të ndodhur në New York në prag të Vitit të Ri.

Një ndërtesë në lagjen Bronks është përfshirë nga zjarri, ndërsa shkaqet mbeten ende të paditura. Mes viktimave raportohet edhe për një fëmijë më pak se një vjeç, por bilanci është ende provizor.

Kryebashkiaku Bill De Blasio ka mbërritur menjëherë në vendin e tragjedisë. "Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima nga zjarri në disa vite.

Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli", ka thënë ai. Viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 50 vjeç", ka thënë De Blasio.

Zjarri shpërtheu në veri të New York-ut dhe ka shkatërruar një ndërtesë 5 katëshe në 2363 Prospect Avenue në Bronx. "Zjarri nisi në katin e parë dhe u shpërnda me shpejtësi në katet e sipërme.

Njerëzit nuk kishin shpëtim", tha shefi i departamentit të Zjarrfikësve në New York City Daniel Nigro. Më shumë se 160 zjarrfikës dhe dhjetëra mjete kanë qenë në vendin e ngjarjes të cilat po punojnë për normalizimin e situatës. /b.l/noa.al/