Transmetuar më 29-12-2017, 10:52

Kanadaja është përfshirë këtë periudhë nga i ftohti polar ku temperaturat kanë arritur deri në minus 40 gradë celcius.

Ashtu siç kanë lajmëruar edhe autoritet këto temperatura kaq të ulëta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim pasi sipas parashikimeve nuk pritet që të ketë një rritje të tyre.

Autoriteti meterologjik kanadez ka shtuar njoftimet për të ftohtë ekstrem duke i bërë thirrje popullit që të jetë i kujdesshëm dhe të evitojë lëvizjet e shpeshta.

"Mëngjesin e sotëm temperaturat regjistronin minus 40 gradë celcius në Geraldton, në veri të Ontarios dhe kjo pa llogaritur ftohjen që vjen nga erërat.

Duhet të kthehemi pas në vitin 1993 për të pasur një episod të ngjashëm për Ontarion dhe Kebekun", u shpreh meterelogu Alexandre Parent.