Transmetuar më 29-12-2017, 13:54
Publicitet

Nuk do ta gjeni në hotelet luksoze, në plazhet perfekte, apo në ndonjë vend tjetër, nga ato që konsiderohen interesante. Shqiptari i HSV, Mërgim Mavraj (31 vjeç) po i kalon pushimet e tij të dimrit në një mënyrë tjetër. Muslimani i devotshëm u zhvendos në qytetin pelegrin të Mekës. Prestigjiozja gjermane, “Bild”, ka bërë një intervistë me qendërmbrojtësin kuqezi.

Për shumë muslimanë, një vizitë në Mekë është një qëllim i jetës. Cilat ishin përvojat dhe përshtypjet tuaja?

Ishte hera e dytë që isha atje. Meka është shumë, shumë mbresëlënëse dhe formuese. Është vendi i përsosur për të bërë ndryshime në veten tuaj. Atje e kalon kohën ndryshe. I kushtoni vëmendje gjithçkaje që bëni dhe thoni. Qëllimi juaj i përditshëm është të ndihmoni të tjerët. Është e mahnitshme se si merreni me njëri-tjetrin atje…

Çfarë po thoni saktësisht?

Në Mekë harroni gjithçka rreth jush. Ekziston një energji jashtëzakonisht paqësore. Për herë të parë në jetën time mund të them se e lë shpirtin tim. Madje, arrita ta fikja fare për futbollin. Diku tjetër, kjo nuk është më e mundur. Nëse jeni në shtëpi me prindërit tuaj, ose fluturoni me pushime, 100 për qind “stakim” i trurit nuk mund të jetë as aty. Këtë e bëra në Mekë.

Në përmbledhje: a ishte zgjedhja e duhur për të kaluar te HSV?

Absolutisht! Në të dyja drejtimet, sportive dhe private. Unë kurrë nuk jam bërë pishman për këtë zgjedhje. Jam krenar që jam pjesë e familjes HSV, raporton telesport.

Çfarë ju jep shpresë për gjysmën e dytë të sezonit?

Mënyra se si luajtëm. Edhe nëse rezultatet nuk ishin gjithmonë të drejta, qëndrimi dinjitoz ishte gjithnjë aty. Ne kemi qenë gjithmonë një ekip dhe kurrë nuk e lejojmë veten të përfshihemi në situata të pashpresa.