Transmetuar më 29-12-2017, 14:17

Këngëtarja e njohur kryesisht për muzikën popullore Poni, ka realizuar një shërbim të veçantë fotografik në trajtën e kartolinave.

Ajo ka pozuar pranë pemës së Vitit të Ri, bashkë me të birin dhe bashkëshortin.

“Puthja më e bukur e 2017”, shkruan Poni tek një fotografi, ku i biri e puth në faqe.

Më tej ajo bën një urim për të gjithë shqiptarët, ku shkruan:

“Gëzuar festat më të shtrenjtët tuaj afër vetes!! Festa e vërtetë është dashuria që në marrim dhe japim çdo sekondë, të jetës tonë! Dhe pasuria jonë më e madhe janë njerëzit që na rrethojnë. Jemi qenie njerëzore dhe si të tillë, në çdo fundvit na pëlqejnë të bëjmë bilance! Çfarë shkoj mirë dhe si mund të jemi më mirë etj? Njeriu është qënia më superiore por dhe e çuditshme dhe egoiste, dhe si të tillë lodhemi çdo ditë duke kërkuar përsosmërinë dhe më të mirën tonë! Harrojmë se përsosmërinë e kemi para syve tanë çdo ditë! Mjafton të mos harrojmë asnjëherë se ajo që na bën të mirë, të bukur, dhe të lumtur është dashuria! Gëzuar të gjithëve nga zemra, dhe shumë faleminderit për dashurinë tuaj në çdo fjalë”. /a.y/noa.al