Transmetuar më 29-12-2017, 14:18

Tashmë është thënë dhe vërtetuar me mijëra herë se qentë janë miqtë tanë më të mirë dhe besnikë ndaj njerëzve që kujdesen për ta.

Por historia e radhës mes një qenushi dhe vogëlushit 4 vjeçar është sa prekëse po aq edhe e bukur.

Vogëlushi i quajtur Jason ka lindur me një problem në palcën celebrale dhe kjo e ka bërë të pamundur mundësinë  e tij për të ecur pa ndihmën e një tjetër mbikëqyrësi.

Ndërkohë qeni i tij Luca ka lindur me një deformim të rrallë, nga e cila nuk mund të ecë dhe nuk do arrijë kurrë. 

Të dy u njohën pasi nëna e vogëlushit bëri një vizitë në shtëpinë e kafshëve dhe vuri re këtë qen. "Sapo iknim, sytë tanë u fiksuan diku dhe e kuptova që do bëhej miku më i mirë i Jason," tha nëna e tij për Fox News.

Që prej takimit të tyre të parë, ata u bënë të pandashëm. Edhe pse Jason nuk mund të flasë, buzëqeshja dhe mimikat e tij tregojnë gjithçka.