Transmetuar më 29-12-2017, 16:00

Policia turke ka arrestuar 75 persona të dyshuar si militantë të ISIS, shumë prej tyre të huaj, në një operacion masiv të zhvilluar në Ankara dhe Stamboll, të cilët kishin përgatitur sulme natën e Vitit të Ri.

Nga materialet e sekuestrua nga policia gjatë operacioneve, u zbuluan detaje që tregonin se ku do të kryheshin sulmet, shkruan noa.al.

Vitin e kaluar natën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, një person i armatosur hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke vrarë 39 persona, sulm i cili u mor përsipër nga ISIS.

46 persona, mes tyre 43 të huaj, u arrestuan në Stamboll dhe 29 të tjerë në Ankara, në operacionin ku u angazhuan rreth 50 agjentë.

Ndër të tjera policia ka lëshuar mandat arresti për 17 persona të dyshuar.

Turqia do të dyfishojë numrin e policëve në shërbim në Stamboll, duke e çuar në 37 mijë dhe do të anulojë festimet publike për Vitin e Ri, në lagjet kryesore të qytetit për arsye sigurie. /a.y/noa.al