Transmetuar më 29-12-2017, 16:22

Deputeti i LSI Gledion Revohica ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë për herqjen e mandatit të tij si deputet, pasi ka dyshime të forta se është me precedent penalë në Itali.

Sipas Prokurorisë, Rahovica është i arrestuar në Itali, por që nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Por në reagimin e tij, deputeti e quan lojë të pisët kallëzimin e Prokurorisë, pasi sipas tij kërkojnë t’i nëpërkëmbin integritetin.

“Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në njërast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian. E gjitha kjo është vetëm një lojë e pisët e nisur prejkohësh me hamendësime, akuza dhe lajme të pavërtetanë media me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale,” thotë deputeti

Rahovica thekson se nuk ka asnjë precedent penal dhe se kjo është e vërtetuar me dokumente brenda dhe jashtë vendit. Në fund ai nënvizon se është i hapur për çdo hetim e verifikim, por në të njëjtën kohë gati t’i kundër përgjigjet çdo akuze.

“Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjeherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtësisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane. Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit. Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për cfarë kam bërë dhe për cfarë nuk kam bërë dhe do t’i kundër përgjigjem çdo akuze absurde”, thotë deputeti në reagimin e tij

Kujtojmë se KQZ do të mblidhet më 3 janar për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Gledion Rahovicës, dhe deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi. (e.c/noa.al)