Transmetuar më 29-12-2017, 16:28
Publicitet

Endri Fuga, drejtori i komunikimit në Kryeministri, është ngarkuar me një tjetër detyrë nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim që Fuga të jetë anëtar i bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Me firmë të Kryeministrit, u vendos që Fuga dhe tre persona të tjerë të jenë pjesë e këtij bordi.

Më konkretisht në këtë institucion janë emëruar edhe Majlinda Dhuka, Gelardina Prodani, Oltjon Muzaka. /a.y/noa.al