Transmetuar më 29-12-2017, 19:22

Pamjet janë vërtetë tronditëse, dhe tregojnë momentin kur një person qëllon me kallash ariun.

Pas kësaj, kafsha e madhe u shtri përtokë, nga plumbi që mori në kokë.

Sipas dëshmisë së kinezit, ai e vrau ariun nga kureshtja. Sipas medieve, ky burrë që qëlloi për vdekje ariun, kishte marrë leje nga zyrtarët qeveritar të Myanmarit.

Gjithashtu, thuhet se ky burrë armën e kishte siguruar nga zyrtarët lokalë, që nuk hezituan t’i japin dritën e jeshile për të vrarë ariun, pa kurrfarë arsye.

Ekspertët kanë arritur ta identifikojnë ariun në video si një ari i zi aziatik, që konsiderohet si një specie në zhdukje.

Ky moment rrëqethës është filmuar nga miku i vrasësit të ariut, i cili kishte shkuar së bashku me të për një vizitë disa ditore në Myanmar.