Transmetuar më 29-12-2017, 20:45
Publicitet

Pak kohë më parë u aludua në media se regjisorja Inis Gjoni hodhi nga dritarja aktorin Romir Zalla.

Por ky i fundit, i ftuar në emisionin "Boom", tha se Inis Gjoni përhapi një lajm "fake", ndërkohë që me nota humori ai tha se duhet të ishte ai që ta hidhte Inisin në pishinën e teatrit.

Zalla: Ajo që ndodhi e vërteta është, se në ka një njeri që do hidhte një njeri aty, duhet të isha unë që duhet të hidhja Inisin. Me thënë drejtën jam nisur ta hedh aty te pishina e teatrit. Kisha një ndijesi për ta shtyrë në pishinë.

Rozi: Keni një raport shumë vite bashkë?

Zalla: Dashuri dhe urrejte, po si duket presioni, puna ngarkesa ka qenë e madhe dhe në të tilla raste çdo aktor e ka një moment që i kërcen çarku dhe do që ta hedhi regjisorin në pishinën e teatrit në rastin konkret…

Fjori: Ëndërr në sistar ende kjo?

Zalla: Është në një sirtar të vogël e kam në fund të bufesë

Fjori: Po nuk i dihet pas përfundimit të projektit

Zalla: Ndoshta

Rozi: Hidhe në kohën kur të jenë të gjithë aty se kanë dëshirë të shohin të gjithë në pishinë.

Zalla: Por Inisi hapi një lajm Fake, sikur më kishte hedhur nga dritarja. Më ka bërë një nder shumë të madh se pas atij lajmi në portale unë kuptova se kë kam miq të vërtetë dhe kë jo. (e.c/noa.al)