Transmetuar më 29-12-2017, 21:00

Një tjetër politikan i njohur ka reaguar në lidhje me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Është ish-ministri i Jashtëm grek Theodoros Pangalos i cili i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Meta për këtë vendim.

Mes të tjerave ish-ministri thekson se vendimi i kreut të shtetit shqiptar, vlerëson më së miri ndihmën e dhënë nga Janullatos këto vite " për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare"

 “Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.

Zt. President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos” shkruan në letrën e tij ish-ministri Pangalos (e.c/noa.al)