Transmetuar më 29-12-2017, 21:48
Publicitet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, në Report TV, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve të tij nga emisionin “Top Story” një natë më parë.

Kryeministri u shpreh një natë më parë se nëse do të kishte të dielën zgjedhje, Partia Socialiste do të merrte 78 deputetë, e për këtë ka ardhur përgjigjja “rrufe” e Kryemadhit, e cila tha:

“Nëse është i sigurt të japë dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje.”

Më tej ajo tha se këtë gjë do e thoshte edhe Lulzim Basha nëse do të ishte në studio.