Transmetuar më 29-12-2017, 22:39

Në zyrën e Kryeministrit Edi Rama ka trokiut këtë të premte një vizitor i veçantë dhe i papritur.

Ai është italiani i famshëm Vittorio Sgarbi, politikan, moderator, kritik arti dhe historian i njohur.

Video është postuar nga vetë Sgarbi në Facebook, dhe në të shihet ai bashkë me Kryemnistrin Rama, teksa ky i fundit i tregon për zyrën e tij dhe dhe ndryshimet artistike që i ka sjellë ambientit.

Nga sa kuptohet, italianika ardhur për të realizuar një intervistë me shefin e qeverisë shqiptare, në këto prag festash.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Sgarbi është një emër mjaft i njohur në jetën artistike, politike dhe kulturore jo vetëm të Italisë, por në mbarë globin. (e.c/noa.al)