Transmetuar më 30-12-2017, 07:58
Publicitet

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, spikat për natyrën e lirshme të saj.

Ajo është kthyer në një nga personazhet e dashura për publikun, pikërisht për natyrës së saj të veçantë.

Por e ftuar së bashku me kolegen dhe mikeshën e saj Fiori Dardhën, në emisionin e Roza Latit, “Why not”, Rozi ka rrëfyer një detaj shumë intim.

Ajo është pyetur nëse ka dërguar ndonjëherë fotografi selfie e zhveshur, dhe ka pohuar.

“Po, doktorit që më bëri gjoksin. E kam kështu, ma bëj ashtu. Doktori nuk të merr përsipër pa foto”, tha këngëtarja.

Disa vite më parë Rozi bëri një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit dhe këtë gjë e tregoi dhe asokohe publikisht. /a.y/noa.al