Transmetuar më 30-12-2017, 08:50

“Një nga ëndrrat e mia në këtë jetë është të lë muzikën dhe të bëhem hoxhë”, kjo ka qenë deklarata e këngëtarit Muharrem Ahmeti në emisionin “Zonë e Lirë” që i ka habitur të gjithë.

Këngëtari rrëfeu këtë të premte se është besimtar i devotshëm dhe se falet 5 herë në ditë kudo që ndodhet.

Ai bëri me dije se lidhur me këtë dëshirë të tij ka folur dhe me bashkëshorten.

“Këtë ia kam thënë edhe gruas dhe ajo është dakord. Kjo është një nga ëndrrat e mia. Në këtë jetë dua realizoj këtë ëndërr që të le muzikën dhe të bëhem hoxhë, të falem me njerëzit dhe t’i udhëzoj ata”, u shpreh ai.

Më tej tha se në profesionin e tij mund të jetë i famshëm, por jo tek Zoti. /a.y/noa.al