Transmetuar më 30-12-2017, 09:29

Në një rrëfim përtej së zakonshmes Presidenti Ilir Meta, tregon anën e tij të lirshme dhe plotë batuta. Ai zbulon se di ti bjerë çiftelisë, madje ia merr dhe këngës paralelisht.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, i cili nuk ka dalë ende në transmetim, Meta shoqërohet nga vajza e vogël Era.

Vogëlushja e pyet “Si kam lindur unë?” dhe ai ia kthen “Pse nuk ta ka thënë mami akoma?”

Po ashtu Meta cilëson Ermal Mamaqin si “Presidentin e së shtunës”, duke iu referuar faktit se emisioni i tij transmetohet ditën e shtunë.

Por teksa ndodhet i shtrirë në kashtë, Presidenti flet edhe për politikën botërore ku shprehet se “Ishalla nuk lajthit ai shoku nga Koreja e Veriut”, duke iu referuar Kim Jong Un.

Më poshtë gjeni videon që paralajmëron emisionin që pritet të dhurojë humor pafund. /a.y/noa.al