Transmetuar më 30-12-2017, 11:21

“Meghan pati familjen që nuk e kishte pasur kurrë”. Kjo ishte fraza që princ Harry ka thënë teksa tregonte se sa bukur ia kishte kaluar Meghan Markle, Krishtlindjet e para me familjen mbretërore. 

Që prindërit e të fejuarës së Harryt ishin të diovorcuar këtë e dinin në fakt, por nuk e kishim menduar se ata nuk kanë qenë asnjëherë një familje e bashkuar për vajzën e tyre, të paktën për të tilla festa.

Meghan nuk ka reaguar lidhur me këtë deklaratë të princ Harry-t, por babai i saj nuk ka duruar dhe e ka shprehur një mendim të tij gjatë një prononcimi për BBC.

Babai i aktores i është drejtuar me disa fjalë të thejshta të fejuarit të vajzës, dhëndrit të tij duke thënë se Meghan-it nuk i ka munguar asnjëherë asgjë dhe se ka pasur gjithçka ka dëshiruar.

“Normalisht që ka pasur një familje dhe ishte e privilegjuar. Meghan ka pasur gjithçka ka dëshiruar”, ka thënë ai. /b.l/noa.al/