Transmetuar më 30-12-2017, 12:12
Publicitet

Edhe pse ai nuk është më president, Barack Obama mbetet një ndër më të preferuarit e amerikanëve.

Të paktën kjo është vërtetuar edhe njëherë pas kartolinës që familja Obama ka publikuar për të uruar festat e fundvitit.

Barack Obama në profilin e tij në Twitter, ka publikuar një nga ato fotot në kohën që ishte president dhe bashkangjitur saj ka bërë edhe një urimin.

“Në emër të familjes Obama, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Ju urojmë gëzim dhe paqe për ju”, shkruan ish- presidenti.

Menjëherë pas kësaj komentet kanë qenë të shumta në foton e tij, dhe kishte shumë nga ata amerikanë që u “mërzitën”, pasi ai ju solli ndërmend kohën e tij president, ku i shprehnin edhe faktin se “u mungon”.

Shumë prej amerikanëve e kanë cilësuar si periudha e lavdisë kohën e Obamës president, ndryshe ndodh me Trump./b.l/noa.al/