Transmetuar më 30-12-2017, 12:33
Publicitet

“Isha shumë i frikësuar dhe nuk isha në gjendje të flisja dhe as të shpjegohesha, më dukej sikur po mbytesha”.

Këngëtari Bono, lideri i grupit U2, në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, e cila i dedikon kopertinën e janarit, thotë se ka kaluar një eksperiencë të keqe në fillim të këtij viti, ku rrezikoi seriozisht të vdiste.

Pikërisht vdekja dhe vdekshmëria ishin temat e albumit të ri të U2, “Songs of Experience”, i 14 i grupit rock, i cili doli në 1 dhjetor të vitit 2017.

Bono pranon se synimi për të realizuar këngë që reflektojnë idenë e vdekjes, i erdhi pas eksperiencës që kaloi.

“Gjatë jetës kalon incidente të ndryshme. Njerëzit kanë këto episode që i çojnë pranë vdekjes dhe që mund të jenë të natyrës psikologjike ose fizike, Për mua ishte e natyrës fizike. Por fatmirësisht arrita t’ia dalë”, tha ai, shkruan noa.al.

Ai shton se rol vendimtar pati ndërhyrja e mjekëve, “Jo të gjithë mund të marrin asistencën mjekësore që pata unë. Të tjerë janë përballur me situata shumë më të rënda se unë. Jam njeri më me fat në Tokë. Mendova se nuk e kam me nxitim për të ikur, nuk ishte radha ime. /a.y/noa.al