Transmetuar më 30-12-2017, 12:54

Duhet të ishte gjithçka perfekte, por ideja romantike e Brian Skolar, 24 vjeç, pati një fund të papritur dhe qesharak.

I riu zgjodhi që të propozonte për martesë të dashurën e tij 26-vjeçare Amanda, në pistën e njohur të patinazhit të Rockfeller Center, në New York.

Një moment kaq special i kësaj fillim jave, i cili mund të transformohej në një eksperiencë të paharrueshme dhe të rëndë.

Me patina në këmbë, Brian Skolar, 24 vjeç, u ul në gjunjë me unazë në dorë, para të dashurës së tij Amanda, por menjëherë pasi tha “po”, vajza humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti në akull.

Skena u bë aq komike sa që ngjalli të qeshura pa fund tek të pranishmit dhe video që noa.al sjell më poshtë, u bë hit. /a.y/noa.al