Transmetuar më 30-12-2017, 13:41
Publicitet

Politikania Erisa Xhixho ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli për familjen dhe shtatzëninë.

Henri, djali i vogël i Erisës, është mësuar që për çdo të diel mbrëma të shikojë të ëmën në ekran duke kënduar, pasi prej disa javësh, ajo është në “C’est la vie”.

Por ndodh që gjatë mbrëmjeve të së dielës, ndërsa Erisa këndon, ai ndoshta ka edhe orën e gjumit, por pasditen e djeshme kur pa Erisën në televizor, Henri vrapoi drejt ekranit.

Pak pas programit, Erisa ka postuar një foto nga shtëpia në Instagram, ndërsa Henri është duke treguar me gisht të ëmën. Një foto që nuk do shumë komente, mjafton të shohësh vogëlushin e lumtur kur sheh portretin e së ëmës.

Ndërsa lidhur me shtatzëninë e dytë Xhixho tha se ishte e papërgatitur edhe pse shtoi se ajo dhe bashkëshorti nuk do ta linin djalin e tyre Henrin vetëm. Ajo tregoi se pas simptomave të para e ka diskutuar me nënën e saj dhe të gjithë e kanë pritur shumë mirë lajmin. /b.l/noa.al/