Transmetuar më 30-12-2017, 14:34

Ata që e kanë filmuar këtë moment, pretendojnë se kanë kapur një momentet të frikshëm kur shfaqet një krijesë e cuditshme.

“The Sun” shkruan se krijesa është filmuar në pjesën shqiptare të Prespës së Madhe.

Pesë vite më parë, thuhet se kjo krijesë është shfaqur në pjesën greke të liqenit.

Banorët e zonës në Shqipëri mendojnë se bëhet fjalë për legjendën e monstrës së liqenit.

Të tjerë thonë se është thjeshtë një mustak. I këtij mendimi është edhe Sima Jonoski. Ai është i pari që ka notuar tejpërtej liqenit në vitin 1970.

“Mbaj mend se kur u fundos një anije, shumë fëmijë u mbytën në liqenin e Prespës. Në atë kohë mbaj mend se polumbarët që po kërkonin për ta, thanë se panë një mustak të madh. Ata u frikësuan kaq shumë, sa ndaluan kërkimet. Mendoj se është i njëjti që kanë parë edhe në Greqi”, tha ai.

Megjithatë shton, "ndonjëherë ndodhin gjëra të çuditshme në këtë liqen, që nuk ndodhin në liqene të tjera.

Kur isha mësues në vitin 1976, një ‘shtyllë’ uji u ngrit lart në ajër, duke marrë formën e një kërpudhe. Pas 15 minutash u ul”. /k.k/noa.al/