Transmetuar më 30-12-2017, 15:40

Viti i Ri po afron ose më saktë na ndan edhe një ditë dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. 

Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar shëndet, dashuri dhe sukses, ndaj bëje urimin më të personalizuar. Këtu janë disa mesazhe sugjeruese për Vitin e Ri që mund t’i ndash me miqtë dhe familjarët.

1. Tani që Viti i Ri po afron gjithmonë e më shumë, unë po mendoj të gjitha bekimet e këtij viti që shkoi. Jam mirënjohëse për shumë njerëz të rëndësishëm duke të përfshirë edhe ty. Askush nuk e di se çfarë ka në dyqanin e tij Viti i Ri për ne, por ti mund ta presësh një kartë tjetër pushimesh nga unë.

2. Duke numëruar bekimet e mia, ty të uroj më shumë. Shpresoj që të gëzosh shumë nga të mirat e Vitit të Ri! Të uroj për shumë vjet Gëzuar, miku/ja im/e!

3. Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

4. Njohja me ty ka qenë Masteri im në miqësinë e vërtetë. Në Vitin e Ri, shpresoj që ta meritoj dashurinë dhe ngrohtësinë tënde. Të uroj një Vit të Ri të gëzuar!

5. Çdo fund është një fillim i ri. Mbaje shpirtin dhe vendosmërinë të patundur dhe gjithmonë do të ecësh në një rrugë me lavdi. Me guxim, besim dhe përpjekje, do ta arrish çdo gjë që ke dëshiruar. Të uroj një vit të lumtur!

6. Pas me të vjetrën, përpara me të renë, gjithçka në këtë mes qoftë e lumtur për ty! Gëzuar Vitin e Ri!

7. Ndërsa mendoj për miqësinë tonë dhe sa të lumtur më ka bërë ajo mua, dua të të uroj shumë lumturi për vitin që po vjen!

8. Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2018 me fat dhe të mrekullueshme!

9. Uroj në këtë Vit të Ri shpresa dhe aspirata të reja, së bashku me zellin, guximin dhe angazhimin tënd për t’i arritur. Të uroj gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri!

10. Uroj që Viti i Ri të të japë forcën për të përballuar sfidat e jetës dhe kurajën për të qetësuar ujërat e për të pasur gjithçka nën kontroll në çdo hap që do të ndërmarrësh! Është Vit i Ri, i/e dashur. Gëzuar!