Transmetuar më 30-12-2017, 16:26

Zakonisht vajzat kur të martohen, përveç mbiemrit të tyre, u shtohet edhe mbiemri i bashkëshortit.

Por, një burrë amerikan e ka ndryshuar këtë traditë, duke marrë mbiemrin e gruas së tij, dhe e gjithë kjo për të ruajtur mbiemrin e bashkëshortes.

Grant, mori mbiemrin e gruas, pasi ajo kishte vetëm një motër, dhe nuk donte që të mbiemri të humbiste.

Për më tepër, ajo nuk ka asnjë pjesëtar të fisit.

Grant, edhe pse është gjykuar nga shoqëria për këtë vendim, thotë se këtë e ka bërë për t’u treguar i drejtë me vajzën që do dhe do të ndajë jetë, dhe kështu edhe fëmijët e tyre të jenë me mbiemrin e nënës.

“Është vendimi im! Njerëz të ndryshëm më kanë paragjykuar por unë këtë e kam bërë për gruan që e dua, dhe asnjëherë s’do të pendohem”, ka thënë Grant. /k.k/noa.al/