Transmetuar më 30-12-2017, 16:31

Këto muajt të fundit vetëm për Meghan Markle kemi folur, aq më tepër pas zyrtarizimit të fejesës me princ Harry-in.

Është mëse normale, të gjithë e dimë, që aktorja përpara se të bëhet pjesë e familjes mbretërore, ka marrë disa leksione se si të sillet si një dukeshë.

Meqë 2018 po afron, më saktë edhe një ditë, të gjithë kemi bërë një listë të gjërave që do bëjmë Vitin e Ri. Dhe Meghan ka bërë të njëjtën gjë.

Para fillimit të 2018, aktorja shkroi vendimet për Vitin e Ri në blogun “The Tig”, gjërat që do të dëshironte t’i ndryshonte tek vetja.

“Unë dua të ndaloj kafshimin e thonjve dhe të përdorimit të fjalëve fyese. Këto janë në listën time të përvitshme të vendimeve”, shkroi aktorja 36-vjeçare.

Markle shpjegon se këto betime i merr zakonisht kur është shumë e lodhur nga puna dhe nëse konsumon alkool ndërsa në ato momente edhe fillon të mallkoj.

Dhe sa i përket ngrënies së thonjve, aktorja me sinqeritet zbuloi se këtë ves të keq e ka nga stersi.

“Unë i kafshoj thonjtë dhe kjo ndodh kur kam një fluturim të trazuar me avion apo një ditë të lëkundur. Kjo nuk është një sjellje e një zonje”, tha ajo. /b.l/noa.al/