Transmetuar më 30-12-2017, 16:52

Mund të na ndodhë shpesh që të ngrihemi nga lokali ku kemi porositur, dhe harrojmë të paguajmë faturën për produktin.

Kjo mund të jetë si pasojë e harresës apo edhe e pakujdesisë.

Situata rëndohet edhe më shumë nëse ato që porositim kapin jo një faturë kafeje normale.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në kryeqytet, në një lokal në rrugën “Mine Peza”.

Një kamerier ka shkruar për JOQ.al, se një grup djemsh të rinj janë ngritur pa paguar dhe fatura kapte vlerën e 20 mijë lekëve të vjetra.

Djemtë kishin porositur disa pije dhe më pas janë fiksuar nga kamerat duke u çuar pa paguar.

Ai deklaron se kjo ishte diçka e bërë qëllimisht.

“Përshendetje, si ia kaluat? Jam një kamerier dhe doja të thoja se disa çuna më ikën pa paguar 20 mijë lekë,  te rruga “Mine Peza”.

1 shishe nargjile dhe pije morën, ishin 5 persona nga 18 vjeç ose 17.

E kanë bërë qëllimisht atë. Po diskutojmë dhe me pronarin.. Unë i thashë ta nxirrja këtu se mos i njeh njeri.