Transmetuar më 30-12-2017, 17:26

Zanat janë krijesa mistike dhe të mbinatyrshme, që kanë fuqi magjike. Këto shpirtra magjepsës me krahë janë të ndryshme, nga zanat e luleve, tek zanat ujore dhe shumë të tjera, por secila ka fuqitë e veta unike! Më poshtë janë tre zana të ndryshme, secila me karakteristika të vetat. Ajo që ju tërheq, zbulon shumë për personalitetin tuaj. Nëse keni zgjedhur:

Zanën e Akullit

Zana e akullit është një simbol i forcës dhe inteligjencës. Ju jeni udhëheqës të lindur dhe i doni sfidat. Për shkak të këtyre karakteristikave, njerëzit rreth jush kanë tendencë të varen nga ju për zgjidhje. Për shkak të nivelit tuaj të tolerancës, nuk është e lehtë për këdo që t’ju thyejë.

Zana e luleve

Zana e luleve do të thotë paqe, mirësi dhe thjeshtësi. Ju jeni një person i ndjeshëm dhe shpesh shmangni thënien e diçkaje që mund t’i lëndojë të tjerët. Temperamenti juaj emocional është mjaft i brishtë. Ju jeni një person shumë i kuptueshëm, transmeton bota.al. Doni shumë të ndihmoni miqtë dhe të dashurit tuaj. Nëse ata kanë nevojë ju jeni gjithmonë të gatshëm për t’u dhënë atyre një dorë, por nganjëherë kur keni ju vetë nevojë, ju do të gjeni disa njerëz pranë jush. Përqëndrohuni në ato që janë me të vërtetë të rëndësishme për ju.

Zana e kopshtit

Zana e kopshtit do të thotë origjinalitet dhe krijueshmëri. Ju jeni një person shumë kreativ dhe shpesh keni ide imagjinative. Njerzit ju besojnë shumë. Ju jeni komunikues të shkëlqyer dhe shumë miqësorë.