Transmetuar më 30-12-2017, 18:01

Një biznesmen 41-vjeçar, ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë ditës së djeshme në mënyrë tragjike.

Ngjarka ndodhi në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku pronar i një lokali, me iniciale A.H pasi theu xhamat e lokalit të tij tek ‘4 rrugët e Shijakut’ tentoi të pinte lëndë helmuese.

Pasi u njoftua për rastin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa nisi hetimet.

Ndërkohë, 41-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë: Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në Katër-Rrugët e Shijakut, ka thyer xhamat e lokalit të tij dhe ka tentuar të pijë lëndë helmuese, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. (e.c/noa.al)